KreuStil Jetese

Fustani i kuq i Scarlet Johansson që “cmendi“ festivalin e Venecias!!!

Festivali I Venecias është sot fjalë dite, jo vetëm për cmimet prestigjoze të tij, por edhe për yjet ndërkombëtarë që kanë zbarkuar me këtë rast në qytetin lagunë të Italisë, apo edhe veshjet e tyre. Por ajo që rrëmbeu vëmendjen së fundi në tapetin e kuq të këtij eventi të rëndësishëm kulturor, ishte aktorja e famshme hollivudiane ( dhe më e paguara në botë për këtë vit), Scarlett Johansson. Scarlett kishte veshur një fustan të kuq bust me shkëlqim, prej të cilit u quajt se kishte pamjen e një “sirene“.

Rol në këtë përcaktim pati padyshim edhe efekti I flokëve të lëpirë pas kokës, që duken si të lagur, gjithmonë e më I preferuar së fundi mes yjeve. Fustanin, aktorja e kishte kombinuar me sandale elegante po në të njëjtën ngjyrë, ndërsa  nuk e kishtë rënduar look-n me aksesorë, përvec një palë vëthësh fare të vegjël.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF