Nga azilkërkuese në politikane në Suedi; njihuni me historinë  frymëzuese të 33 vjeçares shqiptare!

 

“E ardhmja e BE varet nga Blerta Hoti”; kanë shkruar sot mediat suedeze, teksa i kanë kushtuar shkrime 33 vjeçares nga Kosova e cila është bërë pjesë e kuadrit të këshilltarëve në një nga komunat më të mëdha në Suedi, Gothenburg.

 

E reja nga Drenica, e cila ka udhëtuar drejt Suedisë si alikërkuese ja ka dalë të shkëlqejë në fushën e politikës, teksa është emëruar si këshilltarja e partisë “Udhëheqja e re Socialiste”, në të cilën ajo aderon.

Për postin e ri, politikania është caktuar nga partia e saj që të flasë për 5 skenarët e BE-së pas Brexit të Mbretërisë së Bashkuar.

Ndërkohë Hoti ka shkruar një status falenderues në llogarinë e saj në facebook, teksa është e shprehur e vlerësuar për mundësinë dhe misionin që ka marrë:

“Udhëheqja e re socialiste e Gotheborg-ut është një ekip i fortë dhe mezi pres të jem pjesë e tij. Jam jashtëzakonisht e nderuar që jam emëruar si këshilltare. Ky është një mision i rëndësishëm dhe një mision që detyron që unë së bashku me partinë time në Gothenburg të përfaqësojë më shumë se 70.000 njerëz që votuan për demokratët socialë. Po ashtu është detyrimi ynë i guximshëm për të luftuar ndarjen duke vendosur mirëqenien në radhë të parë.

Për mua, Gotheborgu i fortë është një Goteborg që qëndron së bashku. Një gjë është e qartë: Gotenborgut i duhet përsëri një rregull socialist. Kjo është arsyeja pse unë do të bëj çmos për të siguruar që ne të fitojmë zgjedhjet në vitin 2022.”

Previous ArticleNext Article