KreuCelebrity

Përfundon përzgjedhja, ja cilat janë dy velinat e reja të “ Fiks Fare“!!!

Nuk ka qenë I lehtë procesi I përzgjedhjes së velinave të emisionit investigativ “ Fiks Fare`, të transmetuar në Top Channel, dhe kjo sepse bukuroshet në garë ishin të shumta. Por në fund, ai u përmbyll me dy fituese të cilat nuk janë emra të panjohur për publikun.

Vajza brune , Dajana Ponari mban kurorën e “Miss Durrësi 2019”, por ka fituar edhe çmime të tjera si “Miss Sirena”, ndërsa është marrë gjithashtu me modeling.

Edhe biondja Altea Noka, studente për drejtësi dhe e apasionuar pas notit, ka qenë “ Miss Bikini 2018“.

Velinat e “Fiksit“, ngjallin gjithmonë kureshtje pasi kthehen në dy figura mjaft të dashura të programit, e disa e vazhduan më tej karrierën e tyre në këtë ekran duke u kthyer dhe në moderatore të suksesshme si Xhemi Shehu apo Marina Vjollca.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF