KreuCelebrity

22 vjet më parë u shua Lady Diana, gazeta e njohur e kujton me një botim historik!

Diana ishte vetëm 19 vjec kur e gjeti veten në dritën e prozhektorëve ndërsa më vonë do të prekte zemrat e miliona njerëzve në mbarë botën. Nga një dado adoleshente, në princeshën e Wellsit, rrugëtimi I saj qe I rrufeshëm, por edhe I mundimshëm. 22 vjet pas vdekjes së saj, The “ Sun“ e kujtoi me 22 faqe të para të tij kushtuar princeshës së popullit.

 

 

Homazhet kanë vërshuar nga e gjithë bota në këtë përvjetor të figurës aq të dashur, që u shua në mënyrë tragjike në moshë të re.

“ U largua, por nuk u harruar kurrë“, ishte mesazhi kryesor I adhuruesve të saj. “ Asnjë anëtar tjetër I familjes mbretërore nuk ka për tu kujtuar kështu si ajo“, thoshte nje tjetër. “Vështirë të besohet që kanë kaluar 22 vjet nga vdekja e princeshës më të bukur e të jashtëzakonshme“, “Impakti I saj në botë vazhdon të mbetet I jashtëzakonshëm“; “ Si kjo ditë, 22 vjet më parë, bota humbi një princeshë që u kthye në mbretëreshë zemrash, dhe dy djem humbën nënën e tyre“, janë disa nga postimet në Twitter në kujtim të Dianës së shumëadhuruar.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF