KreuBordo Men

Vin Veli reagon pas lajmit të arrestimit!!!!

 Dj i njohur nuk e kaloi në heshtje lajmin për arrestimin e tij në një lokal në ish-Bllok. Vin Veli ka përdorur Instagramin për të treguar se njoftimi nuk ishte I vërtetë, megjithatë u ka përcjellë të gjithëve një falenderim për interesimin e treguar.

“Nuk është i vërtetë lajmi për arrestimin tim. Faleminderit të gjithëve për interesimin! Zoti qoftë me ju”, ka shkruar ai.

Ndërkohë  “Shqiptarja.com” publikoi një video të momentit kur forcat speciale dhe ‘Shqiponjat’ e merrnin Vin Velin nga club-i në zonën e Bllokut në kryeqytet dhe e fusin në makinë, ndonëse fytyra e tij nuk dukej qartë. Klubi në fjalë konsiderohet problematik duke qenë se aty ka pasur disa sherre. Dj ka qenë i martuar me moderatoren Bora Zemani, me të cilën ka dhe një djalë, por nuk kanë shumë që janë ndarë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF