Baluket më të mira për cdo lloj fytyre sipas ekspertëve!

Nëse keni menduar ndonjëherë t`i provoni baluket, por edhe të mos pendoheni më pas, duhet të shikoni një herë se cfarë përshtatet më mirë me fytyrën tuaj.

Fytyra katrore si Rihanna

Baluket në këtë rast duhet të jenë të lehta e të vijnë pak poshtë vetullës, pa të zënë sytë. Qendra do të jetë në mes, duke ekspozuar lehtësisht ballin. Për këtë fytyrë, nuk rekomandohen baluke të rënda.

Fytyrë rrumbullake si Taylor Swift

Baluket I bëjnë fytyrat të duken akoma më të rrumbullakosura, ndaj në këtë rast balukja e dendur do të ishte zgjidhja.

Fytyra në formë zemre: Reese Witherspoon

Për një efekt balansues, këshillohen baluket në anë

Fytyra ovale: Dakota Johnson

Për këtë lloj fytyrë, ka një lajm të mirë: i përshtatet thuajse cdo lloj balukeje, por preferoni më mirë ato që janë lehtazi më të shkurtra përpara e më të gjata në të dy anët.

Balli i ngushtë kërkon një baluke të rënë asimetrike e cila ta theksojë më shumë duke e vënë në pah

Balli i gjerë: do një baluke të gjatë që ta mbulojë; këndi i tij gradual e hap dhe e cel fytyrën!

Previous ArticleNext Article