KreuStil Jetese

Sapo mësuam propozimin e martesës së Erik Lloshit për Rominën dhe s’është aspak ashtu siç po e mendoni!!!

Shumë mund të kenë menduar se Erik Lloshi mund të ketë bërë propozimin e martesës për bashkëshorten e tij Rominën në mënyrën më romantike të mundshme.

Artisti që i këndon dashurisë dhe numëron dhjetra balada në karrierën e tij muzikore tregoi se kishte ndodhur momenti kur dy të fejuarit vendosën të kurorëzonin në martesë historinë e tyre të dashurisë.

Në intervistën e dhënë për emisionin “Treshat” Eriku tregoi si i propozoi për martesë bashkëshortes së tij dhe është shumë larg atij që mund të mendohet.

“Nuk i kam propozuar fare. Asnjë femre nuk i kam propozuar në jetën time. I thashë: “Do martohemi apo jo?” Po më tha. Kaq. Përse duhet të bëjmë shkencë edhe të përgatisim fjalime?”, ka treguar Eriku.

Këngëtari ka shtuar se vendimi për t’u martuar ka ardhur shumë shpejt, e madje edhe fejesa ndodhi 6 muaj pas lidhjes së dyshes.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF