Të veshur njësoj; Arbana dhe Eduarti të dashuruar rrugëve të Tiranës!

 

Arban Osmani dhe Eduart Grishaj janë kthyer në një çift shumë i dashur për publikun. Tashmë dyshja e ka pranuar romancën që po jetojnë prej mëse një viti, duke mos nguruar të dalin hapur edhe rrugëve të Tiranës.

“Panorama” ka kapur ‘mat’ dyshen, teksa kanë konsumuar një pije në një prej bareve në kryeqytet, e mandej të veshur njësoj çifti ka marrë rrugën e  kthimit.

Pantallona ngjyrë kafe, T-shirt të bardhë e atlete të bardha, ishte ‘outfit-i’ që të dashuruarit kishin zgjedhur për t’u kombinuar me njëri tjetrin.

Moderatorja dhe regjisori pasi udhëtuan gjatë gjithë verës si çift  në destinacione të ndryshme, kanë nisur përgatitjet për sezonin e ri televiziv, teksa pas disa muajsh pritet të startojë “Dua të të bëj të lumtur”.

Previous ArticleNext Article