KreuStil Jetese

Ditëlindje në Dhërmi; Çfarë veshën dy çiftet Luana-Krenari dhe Marina-Getoari

Mbrëmjen e së hënës Luana Vjollca mblodhi miqtë e familjarët në bregdetin e Jugut për të festuar 28 vjetorin e ditëlindjes. Muzikë, pije, fishekzjarre dhe shumë qejf janë fjalët kyçe që mund të përshkruajnë më së miri ditlëindjen e prezantueses së Top Channel organizuar në një resort në Dhërmi.

Ambienti i dekoruar, torta me disa kate e ardhur enkas nga Tirana dhe miqtë e Luanës festuar deri në orët e para të mëngjesit nën ritmet e muziëks së dj por edhe të këngëve të kënduara nga Fifi.

Vajza e ditëlindjes kishte zgjehdur të vishte një fustan bust shumë të shkurtër, të ngushtë te pjesa e sipërme dhe më i fryrë te fundi. Fustani ishte ngjyrë nude me gura i kombinuar edhe me aksesorin e flokëve, të cilët kishte zgjedhur t’i kapte thjesht bisht.

Në ditëlindje nuk mungoi as partneri i shumëpërfolur i Luanës, Krenar Çoçaj, të cilin ndonëse Luana nuk e publikon në asnjë foto e video, u shfaq rishtazi në videot që miqtë e bukuroshes postuan në Instagram. Biznesmeni nga Prishtina ishte veshur casual me një këmishë të zezë të lehtë dhe një palë pantallona lino të bardha duke qenë në një linjë me atë çfarë kërkon një ditëlindje në plazh.

Në shenjë me veshjen ka qëlluar edhe kunati i Luanës, Getoari i cili kishte zgjedhur një kostum ‘pyjama’ të zi me printe kombinua rme atlete duke bërë që gjithë pamja e tij të jetë e duhura dhe korrekte me kodin e veshjes së ditëlindjes.

Marina nga ana tjetër kishte veshur një fustan të ngushtë pas trupit ngjyrë jeshile neoni dhe flokët e krehura drejtë.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF