Karakter krejt i kundërt; ja kush e zëvendëson Robert Aliajn në “Dance With Me”!

Mesi i shtatorit do të sjelli në eranin e Tv Klan, spektaklin e kërcimit “Dance With Me”. Vetëm dhjetë ditë nga nisja e garës, duket se elementët po ‘kopsiten’ një e nga një.

Pak ditë më parë u mësua se anëtari kontrovers i jurisë, Robert Aliaj nuk do të jetë më pjesë e panelit të ‘gjykatësve’ në “Dance With Me”.


“Blitz.al” shkruan se vendin e Aliaj këtë sezon do ta zërë aktori dhe moderatori i emisionit “Stop”, Gentian Zenelaj.


Duke njohur natyrën gazmore dhe dashamirëse të Zenelaj, krejt ndryshe nga ajo e drejtpërdrejtë, kritikuese e ndonjëherë edhe gërnjare e Aliaj, duket se programi i kërcimit do të ketë një ‘fytyrë’ tjetër këtë sezon.
Gjithsesi mbetet për t’u parë gjatë javëve në vijim se si do të adaptohet Genti me këtë rol të ri që i është besuar.

Previous ArticleNext Article