KreuStil Jetese

Për ata që e humbën; Rudina vs Bieta kush goditi me stil në emisionin e parë

Kanë nisur këtë 2 shtator dy emisionet e njohura të pasdites në ekranet shqiptare përkatësisht “Rudina” në Tv Klan dhe “Ftesë në Pesë” në Top Channel.

Por çfarë veshën dy prezantueset në emisionin e parë të sezonit?

Rudina Magjistari dhe Bieta Sulo kishin zgjedhur fustane për nisjen e sezonit të ri ndonëse secila në ngjyrë dhe modele të ndryshme.

Rudina e veshur me një fustan ngjyrë blu elektrike me mëngë të shkurtra, i gjatë deri të gjuri, me lidhje në bel goditi në shenjë jo vetëm me ngjyrën e ndezur që i shkonte aq shumë edhe me ngjyrën çokollatë të lëkurës por edhe me flokët platin që i kishte krehur thjesht.

Bieta Sulo nga ana tjetër zgjodhi një fustan mëndafshi ngjyrë lejla të ëmbël me rripa, i gjatë poshtë gjurit e veref, që i shfaqte linjat ndërsa për flokët kishte zgjehdur po ashtu një krehje të thjeshtë.

Në sintoni me ngjyrat e studios së tyre,  sjo që mund të themi për dy moderatoret është se me zgjedhjen e puntatës së parë e nisën mbarë sezonin e ri televiziv dhe pasditet e tyre përkatëse.

 

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF