KreuCelebrity

15 vjet pa seks; aktorja e famshme habit me deklaratën!

 

15 vitet e fundit, ajo nuk ka patur asnjë lidhje dashurie, e për rrjedhojë as marrëdhënie seksuale.


Linda Hamilton, e njohur për rolin e saj si Sarah Connor në filmin “Terminator”, ka folur për jetën e saj romantike, ku habiti jo pak teksa pranoi se prej një dekade e gjysmë ajo nuk ka kryer marrëdhënie me një mashkull.

Aktorja 62 vjeçare ishte e martuar më parë me regjisorin James Cameron por ata u divorcuan në vitin 1999.

“Unë kam qenë beqare për të paktën 15 vjet. Kam një marrëdhënie shumë romantike me botën time dhe me njerëzit që janë në të”, tha ajo për New York Times.

Linda gjithashtu foli për marrëdhënien e saj me Cameron.

“Ajo marrëdhënie ishte një mister për të gjithë ne, madje edhe për James dhe mua, sepse ishim të papajtueshëm”.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF