KreuCelebrity

E lyer apo jo? Ja si shkon Eva Longoria në palestër!!

Eva Longoria, aktorja aq e dashur e serialit “ Shtepiaket e dëshpëruara“ u bë nënë për herë të parë në moshën 43 vjece, dhe mori mjaft kile gjatë shtatzanisë. Edhe pas lindjes, Eva nuk nxitoi t`I hiqte menjëherë, por zgjodhi ta bënte këtë gradualisht, përmes dietës dhe stërvitjes së moderuar.

Ndonëse në fillim u duk e vështirë, ajo së fundi është shfaqur në publik me një fizik për tu admiruar.

Përmes një videoje të hedhur në Instagram, aktorja tregoi se një pjesë e mirë e suksesit që pati në përpjekjet për një rikthim në formën e mëparshme, I detyrohet stërvitje ( madje me pesha të rënda). Aty Eva tregoi gjithashtu fytyrën reale të një femre që në palestër ka shkuar “për punë“ e jo për afishim: e palyer , me flokët e kapur në mënyrë të crregullt shpejt e shpejt dhe me djersë nga sforcimi, Eva ishte imazhi I natyrshëm I asaj cfarë pretendohet të shohim në palestër, larg grimit dhe pispillosjes që kemi pare se ne disa raste, nuk mungon.

 

 

Short week so let’s get it in! ??

A post shared by Eva Longoria Baston (@evalongoria) on

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF