KreuBordo Men

Pas ndarjes nga Angelina, Brad Pitt paska përfunduar për 18 muaj tek “ Alkolistët anonimë“!!

Brad Pitt kaloi një vit e gjysmë tek “Alkolistët Anonimë“ pas ndarjes së hidhur nga Angelina Jolie në 2016-tën. Ishte thënë më parë se disa probleme të aktorit të famshëm hollivudian me pijen qene kthyer në shkakun e ndarjes së tyre, ndonëse publikisht këtë nuk e ka pranuar asnjëri prej të dyve.

Aktori tani është I vendosur të qëndrojë “ esëll“, ndërsa rrëfen se “Alkolistët Anonimë “e ndihmuan të nxirrtë nga vetja anën e tij më të keqe, duke u kthyer në fund në një lloj clirimi për të.

Grupi përbëhej vetëm nga meshkuj, ndërsa e gjithë eksperienca I kishte sjellë një lloj lirie për ti shprehur lirshëm e për të mos u ndjerë I gjykuar. “E vërteta është se ne të gjithë mbajmë në vetvete dhimbje, mjerim e humbje;  kalojmë një pjesë të madhe të kohësh duke u përpjekura t`I fshehim, por ato janë aty, janë brenda nesh“, ishte komenti I aktorit.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF