KreuStil Jetese

Si kjo nuk është parë ndonjëherë! Publikohet ftesa e veçantë e dasmës së Jonida Vokshit

Jonida Vokshi do të kurorëzojë në martesë historinë e saj të dashurisë me Besnikun më 14 shtator. Kur ka mbetur më pak se dy javë nga dita e madhe, miqtë e çiftit simpatik kanë marrë në dorë ftesën e martesës së tyre.

Xing.al ka publikuar imazhin e ftesës që duhet thënë se nuk e kemi parë ndonjëherë dhe se është tejet e veçantë. Ftesat janë në formën e guackave të detit, të zbukuruara me perla, një zgjedhje e gjetur e dy të dashuruave duke marrë parasysh se dasma do të zhvillohet në bregdet.

Dasma e Jonida Vokshit dhe producentit kosovar Besnik Krapi pritet të jetë një ndër më të bujshmet në radhët e personazheve VIP të këtij viti.

Dyshja janë njohur në serialin komik “O Sa Mirë”, dhe pasi pranuan publikisht fejesën pak muaj më parë, zbuluan se do të martoheshin në shtator.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF