KreuCelebrity

Këngëtarja e famshme tregon celulitin: “ U lodha duke u ndjerë e turpëruar për trupin tim“!!

Falsiteti po e lodh, dhe këtë Demi Lovato e trego qartë me “shryrjen“ e fundit në Instagram. Këngëtarja postoi një foto të vetën të paretushuar, ku dallohet qartë celuliti, ndonëse në përgjithësi forma fizike e saj është mjaft e mirë.

“ Mjaft pamjeve të rregulluara për t`I bërë qejfin të tjerëve, dua të tregoj sesi jam në të vërtetë“, ka shkruar Demi që dukej e vendosur të thyente në këtë mënyrë disa “tabu“.

“Postimi I një fotoje të tillë ka qenë një nga frikat  e mia më të mëdha“, shton ajo . Por duket se me lëvizjen e bërë, e ka cliruar veten, sepse ndihet mirë duke mos ndjerë më turp për trupin e vet. “Po, kam celulit, dhe jo, nuk dua ta modifikoj për t`iu afruar më shumë idesë që kanë njerëzit mbi bukurinë“, ishte komenti I Demit.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF