Parashikimi i Horoskopit, datë 07 shtator 2019

Dashi

Të lindurit e kësaj shenje i pret një fundjavë e lodhshme. Do të ndiheni të shqetësuar lidhur me disa projekte të cilat duhet ti përfundoni sa më parë. Vështirësi do të ketë edhe në punë dhe familje.

Demi

Kjo dite do të jetë mjaft i favorshëm për ju, në sajë të ndikimit të Hënës në shenjën tuaj. Nëse jeni vetëm, përgatituni për takime interesante. Fundjava paraqitet mjaft premtuese, ndaj përfitoni.

Binjakët

Pas një periudhe shumë të ngarkuar me stres, më në fund do të nisni të merrni frymë. Nëse jeni përballur me debate në familje apo me partnerin/en, mos u shqetësoni, pasi çdo gjë do të sistemohet.

Gaforrja

Gjatë kësaj fundjave më në fund do të mbusheni me frymë, pas problemeve profesionale dhe ligjore që keni pasur. Është momenti për tu rikarikuar, për t’iu përkushtuar njerëzve tuaj të zemrës dhe të mos bini pre e provokimeve.

Luani

Pas një fillim jave pozitive, do të përballeni me një sërë ndryshimesh. Bëni mirë që të dëgjoni të afërmit tuaj dhe ti mbështesni nëse ju kërkojnë ndihmë.

Virgjëresha

Pas disa ditëve të ngarkuara me stres, më në fund do të ndiheni më mirë. Nëse mundni dilni sa më shumë, pasi yjet janë në anën tuaj dhe premtojnë çlodhje.

Peshorja

Këshillohet që gjatë kësaj të shtune të shmangni zënkat me njerëzit tuaj të dashur. Duhet të jeni sa më të durueshëm, pasi situatat e ngarkuara do të kalojnë shumë shpejtë.

Akrepi

Karikohuni me energji këtë fundjavë, e meritoni. Pas javëve të vështira që keni kaluar, ka ardhur momenti që të qetësoheni. Sa i takon dashurisë do të ketë zhvillime premtuese.

Shigjetari

Ka ardhur momenti për tu përballur me disa situata të mbetura pezull. Bëni mirë që të mos i shtyni projektet e reja, pasi është momenti për të vepruar, shkruan noa.al.

Bricjapi

Hëna do të ketë ndikim mjaft të favorshëm dhe do ju karikojë me energji. Për këtë arsye do të gjeni forcën të punoni për një projekt të cilin e keni shumë përzemër.

Ujori

Kjo fundjavë do të jetë e mbushur me emocione. Nëse jeni vetëm ka ardhur momenti që të hidhni hapin e parë ndaj një personi që e keni shumë përzemër. Ju pret një periudhë mjaft harmonike.

Peshqit

Do të keni mundësi që të merrni kënaqësi të mëdha mes fundjavës dhe fillimit të javës që vjen. E shtuna do të mundësojë rikuperim energjish, pasi më tej ju presin ditë të ngarkuara.

Previous ArticleNext Article