Pas 30 vitesh! E papërsëritshmja Merita Halili rikthehet për koncertin e shumëpritur recital në Tiranë

Ylli i muzikës popullore, Merita Halili ka vendosur të rikthehet në Shqipëri dhe rikthimi i artistes nuk ka të bë mjë aspak me pushimet vjetore. Artistja e mirënjohur do të mbajë koncertin e saj recital në Tiranë, ngjarje kulturore kjo që absolutisht nuk duhet humbur.

Së bashku me Ansamblin Popullor të Këngë e dhe Valleve, Merita Halili ringjitet në skenën e Pallatit të Kongreseve dhe së bashku me TKOBAP do të realizojë koncertin recital “Lule të Bukura ka Tirona”.

Ky koncert i shumëpritur nga dashamirësit e muzikës popullore dhe zërit të saj të rrallë e të papërsëritshëm do të mbahet në datat 27 dhe 28 shtator në një natë që do të mbetet gjatë në kujtesën e artistes që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës por edhe të publikut shqiptar.

Previous ArticleNext Article