KreuStil Jetese

Suksesi i radhës; Klaudia Pepa pjesë e televizionit të famshëm

Klaudia Pepa nuk ka ndërmend të ndalet me sukseset e saj. Që prej zhvendosjes në Itali dhe suksesit te ‘Amici’, Klaudia ka qenë pjesë e shumë projekteve të rëndësishme në shtetin fqinj.

Por me nisjen e sezonit të ri televiziv, edhe Klaudia ka bërë lëvizjen e saj për të ardhmen e karrierës. Sipas disa fotove e videove që ka publikuar në Instagram, ajo shfaqet në studiot e televizionit të njohur Mediaset.

“Prova” dhe “Së shpejti” ka shkruar balerina në momentet e ndara me mmijëra ndjekësit e saj duke lënë të kuptohet se ajo është bërë pjesë e “Mediaset” ndonëse nuk dihet se për çfarë projekti bëhet fjalë.

Gjithsesi ajo që mund të thuhet deri më tani është se karriera e 26-vjeçares është gjithnjë e më në ngritje.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF