KreuCelebrity

Do të prezantojë Festivalin në RTSH; Alketa Vejsiu tregon hapur sa do të paguhet!

Moderatorja Alketa Vejsiu do të jetë këtë vit nën drejtimin artistik, skenarin dhe prezantimin e Festivalit të Këngës në Rtsh, ku së bashku me regjisoren Vera Grabocka dyshja do të mari ‘timonin’ e këtij festivali në dorë.


E ftuar në programin “Jo vetëm modë”, moderatorja e njohur rrëfeu se këtë ofertë ajo e ka pranuar me kënaqësi, duke e quajtur qëllimin e kësaj pjesëmarrje ‘për ideal’.
Por sa do të paguhet Vejsiu si drejtuese e festivalit që zgjedh kēngën përfaqësese në Eurosong?!


“Unë do të paguhem 0 lekë për festivalin dhe ka qenë kjo një marrëveshje që kam bërë me veten, por edhe me drejtuesit e Televizionit Publik, sepse këtë festival po e bëj në fakt për ideal. Dua vërtet të bëj një festival të mirë. S’dua të marr asnjë qindarkë nga taksat e shqiptarëve”; u shpreh Alketa.

Ndërkohë në ekranin e Tv Klan pas pak ditësh pritet të nisë spektakli “Dance With Me”!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF