Eva Longoria: “ Kam qenë viktimë e bullizmit në sheshxhirimin e “Shtëpiake të dëshpëruara“!!

Miqtë njihen në momente të vështira dhe Eva Longoria këtë bëri: I dërgoi një letër gjykatësit që po merret me cështjen e koleges së saj tek “ Shtëpiaket e dëshpëruara“, Felicity Huffman, e cila e ka pranuar së I ka dhënë rryshfet funksionareve për të lehtësuar pranimin e së bijës në kolegj.

Në letër, Longoria thekson eksperiencen e shëmtuar që ka pasur në sheshxhirim, ku është bërë viktimë e bullizmit, dhe ku Hufamman I kishte ardhur në ndihmë.

“ Isha e terrorizuar“, tregon Eva, “u ula në një cep dhe Felicity ishte e vetmja që erdhi tek unë. Më mori në mbrojtje, dhe po të mos ishte për të, nuk e di nëse do t`I kisha mbijetuar dhjetë viteve të serialit“. Faji për këtë situate ishte I një personi që e kishte vënë në shënjëster dhe nxiste talljet ndaj saj, por Eva nuk e përmend me emër se cili është.

Previous ArticleNext Article