KreuStil Jetese

Jumpsuit-i Jennifer Lopez në event qenka nam dhe ne e duam patjetër!

Jennifer Lopez di fare mirë si të tërheq vëmendjen dhe madje ia del ta bëjë këtë sa herë shfaqet diku.

Pas premierës së filmit të saj “Hustlers”, ylli i Holliwood-it ishte e pranishme të dielën në një event të mbajtur ne Toronto shoqëruar nga të tjerë aktorë të kastit.

Por J.Lo nuk zhgenjeu aspak as në sektorin e modës teksa u shfaq e veshur me një jumpsuit të bardhë, me shpatulla jashtë.

Me një pamje të mrekullueshme, aktorja dhe këngëtarja rrëmbeu vëmendjen e cilitdo të pranishëm me linjat e saj të lakmueshme, ndërsa pjesa e bustit e veshjes ishte e admirueshme. Ajo e kombinoi veshjen me një rrip beli të bardhë, këpuce transparent, ndërsa flokët e kishte kapur gjysmëbisht e të hedhura pas.

Kur mbërriti në event sigurisht nuk ishte aspak e vështirë t’i dalloje 50-vjeçares unazën dhe byzylykun e diamantit në dorën e majtë.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF