KreuCelebrity

Lori Hoxha: “Isha  e bindur se kisha sëmundje të rëndë“!!!

Një pohim mjaft I fortë ky I trashëgimtares se Top Channel, e cila rrëfen problemet serioze të saj me ankthin, qe e kishin shtyrë të mendonte më të keqen.

Lori qenka gjendur në një situatë mjaft të ndërlikuar. Duke iu përgjigjur pyetjeve të ndjekësve në rrjetets sociale, ajo rrëfeu dhe eksperiencën e vështirë që pat përjetuar. Ankthi kishte nisur në vitin 2012.

“ Isha në një salon bukurie dhe mendova se po pësoja një atak kardiak. Vrapova në spital. Askush nuk më thoshte që kisha atak paniku dhe paskësaj, për tetë muaj hyrja e dilja nga spitalet. Mezi dilja nga shtëpia, lashë shkollën, mendova se kisha ndonjë sëmundje të rrallë që mjekët nuk po e gjenin dot“, ka shkruar ajo, duke shtuar se një ditë pastaj, I zbuloi në Google disa nga simptomat e veta në forumet për panikun. Aty gjeta vetveten, është shprehur Lori.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF