KreuStil Jetese

I zuri vendin në emision: Nevina Shtylla nuk ia përton ‘thumbin’ Ilda Bejlerit

Të henën  e 9 shtatorit, Ilda Bejleri pati debutimin e saj në emisionin “Procesi Sportiv”. E larguar nga Digitalb pas 11 vitesh gazetarja sportive u shfaq për herë të parë në emisionin e ri krah drejtuesit historik Edi Manushi.

Emisioni me një studio të re e me më shumë të ftuar, pati në panel edhe prezantuesen e sezonit të shkuar, Nevina Shtyllën. Kjo e fundit e zëvendësuar te “Procesi Sportiv” nga Bejleri, është zhvendosur në emisionin e paradites në Top Channel, “Në shtëpinë tonë”.

Pjesmarrja e Nevinës në emisionin e mbrëmshëm nuk kaloi pa u vënë re dhe siç pritej nuk kaloi as pa një koment nga ana e saj për prezantuesen e re. Nevina u shpreh se do donte t’i thyente takat Ildës që të ishte ajo në skenë, kur pa studion e re të emisionit, batutë kjo që shkaktoi të qeshura edhe te të pranishmit

“Këtë studio të re e pashë me shumë zili, dhe mendova një herë të thyej takat e Ildës e të futem vetë aty(qesh). Për largimin tim, tifozët e Tiranës më kanë përgatitur një dhuratë këtë bluze, dhe i uroj fat për sezonin e ri” – deklaroi Nevina Shtylla.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF