KreuStil Jetese

Martoi të bijën, momenti prekës kur Stefi Prifti shoqëron vajzën në altar

Mbrëmjen e 9 shtatorit, vajza e këngëtarit të njohur korçar Stefi Prifti, Maria ka veshur vellon e bardhë për të kurorëzuar historinë e saj disavjeçare të dashurisë me partnerin e saj Gëzimin.

Një moment tejet emocionues ka qenë ai kur artisti shoqëronte të bijën drejt altarit, ndonëse në këtë gëzim të madh mungon bashkëshortja e ndjerë e këngëtarit, Marina, e cila u nda nga jeta 4 vite më parë pasi humbi betejën me sëmundjen e rëndë.

Nusja shkëlqente e gjitha ndërsa mësohet se ka veshur dy fustane dhe shkëlqimin në ditën e madhe ia ka besuar stilistes shqiptare Enada At’Nikolla.

Sa i përket dasmës, siç raportoi bordo.al pak ditë më parë, ceremonia e mbajtur në një nga hotelet luksoze të Tiranës ka qenë private dhe se krahas familjarëve të çiftit, kanë qenë të ftuar edhe artistë e kolegë jo  vetëm të Stefit por edhe të vetë Marias, e cila është soprano me profesion.

Kujtojmë se vetëm pak ditë para dasmës këngëtari bëri një dedikim emocionues për vajzën ë rrjetet sociale ku shkruante:

“Dhe vjen kjo ditë…! Për mua dhe familjen tonë, data 9 shtator është një ditë e shënuar dhe shumë emocionale. Vajza ime, Maria Prifti, dhe dhëndri ynë, Gëzim Meta, kanë vendosur të celebrohen dhe të martohen. Nuk ka gjë më të bukur për mua si baba. Për të qenë i sinqertë me veten, më duhet të them se nuk është aq e lehtë…

Por, jeta kështu është.. Babai dhe nëna të lindin dhe të rritin, shpesh me sakrifica dhe mundime, ndonjëherë me pekuli dhe mundime. Por vjen princi i kaltër dhe të thotë: Tani vajzën e dua unë! Eh, kjo është jeta! Këtu është bukuria dhe trashëgimnia. Të më trashëgohesh çupa e babit! Jetë të lumtur të uron babi! Sa i përket ftesës për shokë e miq, që duan të më urojnë, sot është lajmërimi i parë që unë po bëj, edhe pse shumë gazeta e portale kanë shkruar paraprakisht”.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF