KreuStil Jetese

Jon 1 vjeç; Adelina Tahiri dhe i shoqi ditëlindje madhështore për djalin

Adelina Tahiri dhe bashkëshorti i saj Serjoza kanë organizuar një festë madhështore për ditëlindjen e parë të djalit të tyre Jon. Ndonëse vogëlushi erdhi në jetë më 27 gusht, prindërit e tij kanë vendosur që festën gjigande me miqtë e familjarët ta organizojnë në datën 10 shtator.

Me këngëtarë të ftuar dhe performanca live, festa u organizua në ambientet e jashtme në Shkup dhe disa momente janë shpërndarë edhe në rrjetet sociale.

Për Jonin, çifti kishte përgatitur një tortë madhështore ngjyrë blu, të cilën e kanë prerë së bashku, ndërsa mami Adelina shkëlqente e tëra me një fustan me gura të ngushtë pas trupit.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF