Nisin përgatitjet e dasmës; Alex do të ftojë të gjithë ish-të dashurit e J.Lo në ceremoni!

 

Ata janë kthyer në një prej çifteve më ‘cool’ të showbiz-it botëror, ndaj lajmi se shumë shpejt Jennifer Lopez dhe Alex Rodrigues do të bëjnë dasmë, me siguri do të gëzojë dhe kuriozojë fansat.

Ku ka dasmë, patjetër që ka edhe të ftuar! Ndryshe nga pjesa më e madhe e burrave të botës, Alex ka përpiluar vetë listën dhe e dini cilët emra janë aty?! Të gjithë ish-të dashurit e Jennifer Lopez, pa asnjë përjashtim…

Në një intervistë të dhënë së fundmi, ish-lojtari i “New York Yankees” ka pranuar se nuk e ka aspak problem që të ketë në dasmë ish-partnerët e bashkëshortes së tij të ardhshme.

“Do thoja që edhe ish-at janë të ftuar në dasmë. Të gjithë. Sa më shumë aq më mirë”; është shprehur Rodriguez.

Alex nuk ka zbuluar një datë për ditën e madhe, por thuhet se dasma do të jetë shumë afër.

Le t’i hedhim një sy ish-të dashurve të J.Lo

Previous ArticleNext Article