Sigurisht që janë bashkë: makina në foto ‘tradhëton’ Çiljetën dhe Albanin!

Çiljeta dhe Albani janë bashkë, të dashuruar e po shijojnë romancën e tyre më shumë se asnjëherë. Ndonëse çifti ka preferuar të jenë të kujdesshëm duke mos u shfaqur shpesh në publik së bashku, herë pas here ka qenë e pashmangshme të shihen nën shoqërinë e njëri tjetrit.


Pak çaste më parë portieri i Kombëtares postoi një foto teksa ndodhej para një makine tip BMW, në një orë të vonë të mbrëmjes, pasi rruga duket e boshatisur nga makinat.
Autorja e fotos?! Sigurisht që Çiljeta.

Dhe këtë ne e mësuam nga një foto tjetër e këngëtares shkrepur para të njëjtës makinë, e në të njejtin vend, me ndryshimin e vetëm se kësaj here ‘fotografi’ ishte Albani.


Këngëtarja dhe portieri kanë postuar fotot në llogaritë e tyre në instagram, si për të na konfirmuar se Po, ata janë bashkë, e shumë të lumtur!

Previous ArticleNext Article