“E kam peng duetin me Ergin”; Barbana Dini premton këngën për ditëlindjen e vëllait të ndjerë

Kur kanë kauar pak më shumë se 3 vjet nga humbja e madhe në familjen Dini, motra e 22-vjeçarit të ndjerë, Barbana duket se ka gjetur forcën dhe kurajon t’i rikthehet karrierës muzikore dhe publikut.

E ftuar te “Rudina” ditën e mërkurë, artistja rrëfeu se pas këngës së fundit “Libri i dashnis’ ajo do të sjellë shumë shpejt një tjetër projekt muzikor, më të rëndësishmin e jetës së saj. “E kam peng nje duet me Ergin”, u shpreh e motra e artistit të ndjerë gjatë intervistës me Magjistarin, duke thënë se siç e ka premtuar në ditën e tij të ditëlindjes, 15 tetor do të publikojë duetin vëlla e motër që ngeli përgjysmë përpara se Ergi të ndahej nga jeta.

Previous ArticleNext Article