KreuStil Jetese

Pas dramave familjare, Britney Spears arratiset për pushime në Hawaii

Britney Spears ka ruajtur një profil të ulët publik pas akuzave se babai i saj Jamie ka dhunuar fizikisht  Sean, djalin e saj 13-vjeçar.

Kështu pas dramave familjare dhe problemeve të saj të shëndetit mendor, 37-vjeçarja gjeti kohë për t’u relaksuar disi, duke u arratisur të mërkurën për disa ditë pushimi në Hawaii.

Spears dukej e lumtur dhe e shëndetshme, dhe pa e vrarë mendjen se çfarë do thotë publiku për të, u shfaq në plazhin Honolulu e veshur me një palë bikini të verdha.

Me flokët e lëshuar brun, kapele e syze, ylli i muzikës dukej në formë shumë të mirë fizike sicc shihet edhe nga fotot e siguruara nga paparazzi.

Sa i përket problemeve familjare, kujtojmë se ka qenë ish-partneri i Britney Spears, Kevin Federline ka akuzuar të atin e këngëtares, Jamie Spears se ka abuzuar me djalin e saj.

Ish-balerini profesionist, i cili ka fëmijët Sean Federline, 13 vjeç, dhe Jayden James Federline, 12 vjeç, me këngëtaren, ka ngritur një akuzë në polici kundër ish-vjehrrit të tij. Një burim tregon për “E News” se Kevin e paraqiti raportin më 25 gusht pas një zënkë të dyshuar fizike midis Jamës dhe djalit të tij të madh Sean.

Incidenti i dyshuar midis Jamie dhe Sean, ndodhi në shtëpinë e Jamie-t. Sipas “TMZ”, ata u përfshinë në një zënkë dhe “në një moment Jamie dyshohet se vuri dorë mbi të”, por Sean nuk u lëndua.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF