Sherr në emision; bashkëshorti i ministres Besa Shahini dhunon të ftuarin

Një incident mes Dardan Molliqajt, bashkëshortit të minstres Shahini dhe zyrtarit të Lëvizjes Vetëvendosje Haki Abazi ka pushtuar mediat vendase.

Abazi pretendon se ka qenë në korridor në dalje të studios bashkë dhe në këto momente Dardan Molliqaj bashkë me shoqëruesin e kanë kërcënuar, derisa situata kaloi në një përleshje fizike. Gjatë debatit në studio, Molliqaj dhe Abazi kanë nisur të fyejnë njëri-tjetrin dhe mendohet se aty nisi gjithçka.

Momenti kulminant ishte kur Dardan Molliqaj i tha Abazit se sonte do ta shohë në ëndërr pasi e ka përmendur gjatë gjithë kohës. “Veç një batutë po e lëshoj, qysh ja ka nis Hakia me më përmen shpesh, tutna edhe andërr don me m’pa sonte”, tha Molliqaj në T7. Kurse Haki Abazi ia ktheu, duke i thënë se “ty as gruaja jote nuk të sheh në ëndërr”.

Abazi i ka kërkuar gjithashtu Molliqajt të mos e thërrasë Hakia, pasi është gjinia femërore por ta thërrasë Hakiu. Kurse Dardan Molliqaj ia ktheu “edhe dukesh pak si femër”.

Më tej, vetë Abazi ka shpjeguar të gjithë skenën e përleshjes në ambientet jashtë studios:

“Kam qenë duke dalë nga korridori i televizionit dhe Dardani me shoqëruesin e tij erdhën mbrapa dhe u kacafytëm dhe donin të më godisnin. Ka hyrë Rexhep Hoti në mes dhe ashtu njëfarë situate e pakëndshme e kapjes për fyti e kështu senesh. Edhe një goditje në këmbë s’di nga më ka ardhur se ishte një situatë komplet jo e mirë”.

Previous ArticleNext Article