KreuFashion

3 përbës magjik për të hequr rrudhat poshtë syve

Pjesa e syve është vendi më delikat i fytyres e si i tillë edhe përkujdesja duhet specifike. Lekura e hollë në këtë pjesë të fytyrës e bën edhe më të lehtë dëmtimin nga faktorë të jashtëm, apo të brendshëm.

Pikërisht për të shmangur këtë moment, ju mund të prëdorni një maskë që mund ta bëni fare lehtë në shtëpi me disa përbërës që kushtojnë fare pak. Për ato që disa rrudha kanë nisur të shfaqen, kjo maskë shërben për të parandaluar shtimin e tyre.

Ju nevojitet një lugë gjelle kafe, një lugë çaji kakao, një lugë çaji vaj kokosi. Në një tas hidhni tre përbërësit dhe përzijini mirë deri sa të krijohet një maskë në frmën e pastës. Aplikojeni në fytyrë për 10-15 minuta dhe më pas shpëlani fytyrën me ujë të ftohtë.

Për çfarë shërben?
Maskë zbut fytyrën dhe zvogëlon linjat e imta në të. Gjithashtu pastron lëkurën duke hequr qelizat e lëkurës së vdekur.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF