KreuStil Jetese

Çfarë romantiku! Big Basta kujton përvjetorin e martesës dhe ngre Vesën në piedestal

Vesa Luma dhe Big Basta kurorëzuan në martesë historinë e tyre të dashurisë më 12 shtator të 2005-ës në një ceremoni të veçantë organizuar në Kalanë e Lëkurësit.

Kjo datë e shënuar në jetën e familjes së artistëve ka bërë që fillimisht Vesa e më pas Big Basta t’i dedikojnë njëri-tjetrit disa fjalë të veçantë dashurie e dedikime romantike në llogaritë e tyre në rrjetet sociale.

“Kaq shume vite bashke dhe kaq shume kujtime dhe momente te bukura bashke. Nje bekim me emrin Lian dhe nje dashuri qe rritet cdo dite e me shume. Eshte shume e thjeshte te postosh nje status ne insta por nuk e shpreh dot cka vertet ndjej. Besimi, respekti por mbi te gjitha krenaria qe me beni te ndjej nuk ka asnje te krahasuar. Happy anniversary my one and only @vesaluma ! Edhe 100 jete te tjera bashke!”, shkruan Big Basta nga Zelanda e Re.

Vesa dhe Geri janë prindër të një djali të quajtur Lian, që në maj mbushi 3 vjeç.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF