KreuCelebrity

E pazakontë: Spikerja e lajmeve të Tv Klan rrëfen ‘çmendurinë’ e udhëtimit në avion me ujëra të shpërthyera!

Spikerja simpatike e Tv Klan Anjola Hamzaj u bë nënë për herë të parë 7 muaj më parë, teksa mirëpriti në jetën e saj binjakët Emma dhe Luis.

E ftuar në programin “Rudina”, Anjola rrëfeu emocionet dhe përjetimet e ëmbla të periudhës së mëmësisë.

Gjatë bisedës në studio nëna e re rrëfeu një episod të pazakontë që i është dashur të përjetojë shumë pak orë para se binjakët të vinin në jetë, teksa ndonëse ende në muajin e shtatë të shtatzënisë, Anjola po ndjente se lindja ishte afër.


“Rrugës për te doktori, ndjeva ujërat që plasën dhe në vizitë, në një farë mënyre, u la të kuptohej që fëmijët ishin shumë të vegjël për të bërë një lindje këtu te materniteti ynë dhe, nga frika, ashtu siç isha, mora avionin dhe ika në Itali. Mund të kisha lindur edhe në avion, sepse kur shkova në Itali, doktorët më thanë se është e vërtetë që nga momenti që plasin ujërat, duhen 48 orë kohë për të lindur, por lindja mund të ndodhë edhe për 30 minuta, mund të ndodhë shumë shpejt. Disa e kanë quajtur guxim prej budallai, të çmendur, disa të tjerë nga fakti që nuk kisha një mjek me vete dhe ishte rrisk më vete, por në ato momente nuk mendon shumë, mendon thjesht të shpëtojnë fëmijët, sepse atje dihet, është një repart më i specializuar dhe ashtu rezultoi në fakt”; rrëfeu me sinqeritet folësja e Tv Klan.


Një veprim tejet i guximshëm ky i mami Anjolës, apo jo?!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF