KreuCelebrity

Gjëja më e ëmbël qe pamë sot?! Ameli teksa përqafon bebushin në barkun e mami Miriamit!

Miriam Cani dhe Alban Skënderaj së shpejti do të bëhen prindër për herë të dytë, dhe Ameli me siguri mezi po pret motrën ose vëllain që do të vijë në jetë vetem pas pak javësh.


Miriam është në muajin e shtatë të shtatzënisë, e pritjen e ëmbël duket se po e shijon e gjithë familja bashkë me vogëlushen Ameli.

Pak çaste më parë Alban Skënderaj postoi në instagramin e tij ‘3 arsye për të jetuar’ shprehje e cila përkthehet fare mirë nëpërmjet kësaj fotoje!

Katër vjeçarja Ameli ka vënë veshin në barkun e mamit, ku me siguri po ndjen ndonjë lëvizje të bebushit që këkon të njohi motrën.

Dhe në fakt kjo foto i thotë të gjitha!


Çifti i njohur do të bëhen prindër për herë të dytë katër vite sollën nê jetë vajzën e tyre të parë Ameli.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF