Përfundimtare! Këngëtarja e njohur firmos divorcin pas 8 vitesh martesë

Tashmë gjithçka i përket të shkuarës dhe ndarja e tyre është bërë zyrtare.

5 muaj pasi marrëdhënia e tyre mori fund, Adele është divorcuar zyrtarisht nga Simon Konecki, me të cilin ka një djalë, Angelon, 6 vjeç. Pas një marrëdhënieje që zgjati 8 vjet dhe një martese, e mbajtur sekrete deri në 2017, këngëtarja, 31 vjeçare, ka vendosur t’i japë fund martesës së tyre duke firmosur dokumentet e divorcit.

Ndonëse ndarja është cilësuar si miqësore, mediat e huaja shkruajnë se artistja po përpiqët të sigurojë një marrëveshje lidhur me kujdestarinë e djalit të çiftit.

Previous ArticleNext Article