KreuCelebrity

Sa romantik! Olsi Bylyku i paska propozuar të dashurës me unazë, dhe e paska bërë në mënyrën më të papritur!!

Olsi Bylyku kishte organizuar një darkë shumë speciale për të dashurën e tij, Egli Tako me rastin e ditëlindjes së saj. Aktori I humorit kishte menduar për të gjitha, lule, qirinj, pamje të mrekullueshme të qytetit në sfond, e jo vetëm kaq.

Pa e marrë veten 22 vjecarja nga surpriza e parë, I mbërriti e dyta: unaza prej ari me gur zafiri,  e vendosur mbi një biftek “të artë“.

“Olsi Bylyku, cfarë kam bërë për të të merituar“, ishte komenti I saj. Gjërat kanë ecur mjaft shpejt për ciftin, që kur u fotografuan për herë të parë bashkë  në premierën e filmit “ 2 gisht mjaltë“!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF