Stefi Prifti nuk ndryshon nga baballarët e tjerë; ja c`ka bërë kur takoi për herë të parë partnerin e së bijës!

Vajza e Stefi Priftit, Maria ishte e ftuar tek “ Rudina“ së bashku me bashkëshortin, Gëzimin, ku kanë treguar plot detaje nga dasma që nuk ishin përmendur më parë. Por ndër të tjera ata folën edhe për momentin e prezantimit të partnerit të Marias me të atin, dhe Stefi, ashtu si baballarët  e tjerë, e ka pritur me një lloj skepticizmi lidhjen.

Ai është përpjekur të gjejë ndonjë të metë, dhe ka “ngecur“ tek profesioni I tij.

“Kur babi e takoi Gëzimin për herë të parë ishte një siklet i paparë. Pasi mbaroi takimi babi më tha: Tani një pyetje kam unë, ti e ke parë me sytë e tu që ky pikturon? Donte patjetër që t’i gjente diçka, të kapej diku. Madje në takimin e parë: Po ti domethënë pikturon? Si me penela?”, u shpreh Maria duke qeshur. Cifti e kurorëzoi vetëm përpara pak ditësh dashurinë në martesë, përmes një ceremonie që tërhoqi vëmendje të madhe mediatike.

Previous ArticleNext Article