KreuCelebrity

Aktorja e njohur për shqiptarët si “Paloma” shokon fansat: e lidhur me një grua!

 

Ajo u bë e njohur për publikun shqiptar në telenovelën “Kur ti të jesh e imja”, me rolin e Palomës. Silvia Navarro aktorja shumë e dashur meksikane ka bërë fare papritur një deklaratë që ka shokuar jo pak fansat e saj.

Navarro ka postuar në instagramin e saj një foto me një grua të quajtur Kar Fenton, për të cilën aktorja ka pranuar se ka ndjenja dashurie.

‘Kjo është Kar Fenton dhe ne duhemi shumë’; ka shkruar Silvia përbri fotove ku ajo ka dalë së bashku me atë që mendohet të jetë partnerja.

Të shumta dhe të menjëhershme ishin komentet nën fotot e publikuara nga aktorja meksikane, shumica e të cilave shfaqnin habi nga postimi i aktores.

Silvia ka një djalë nga lidhja e saj me Gerardo Casanova, ndërsa nga viti 2007 deri ne 2010 ajo ka patur një romancë me Fernando Alonso.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF