KreuStil Jetese

Beni, vogëlushi shqiptar me Sindromën Down pushton ekranin e Times Square dhe ngre peshë zemrat e shqiptarëve

Ben Godeni, vogëlushi 5-vjeçar nga Kosova e ka bërë New York-un të duket më bukur se kurrë me imazhin ne tij.

Ka qenë fotografia e pesëvjeçarit, e përzgjedhur në mesin e 100 fotove më të mira në konkursin e përvitshëm të Shoqatës Ndërkombëtare të Sindromës Down, ajo që është shfaqur në një nga ekranet gjigande të sheshit ‘Times Square’ në SHBA dhe ka ngritur peshë zemrat e gjithë shqiptarëve.

Ka qenë Fjolla Rraci, edukatorja e vvogëlushit me sindromën Doën ajo që ka sjellë në rrjetet sociale momentin emocionues duke i shoqëruar fotot me komentin: “O Ben Godeni, Neë York-u kurrë s’është duk’ ma bukur se sot! T’du fort o Ben, fort !”

 

Rraci, e cila në mënyrë vullnetare ndihmon fëmijët dhe të rriturit me Sindromën Doën dhe ata me autizëm, ka qenë ajo që e ka dërguar foton e Benit në konkurs dhe sipas mediave kosovare të pranishëm në Times Square ka qenë edhe nëna e Benit, Gresa  bashkë me të birin për ta përjetuar këtë moment shumë emocional, kur fotografitë e Benit e kanë ‘pushtuar’ sheshin Times Square në New York.


Familja e vogelushit Ben Godeni ne Times Square

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF