KreuCelebrity

Diddy po bëhet baba me ish-të dashurën e të birit?!

Pak muaj më parë reperi i famshëm P.Diddy u kthye në kryefjalën e mediave online për shkak se krijoi një romancë me ish-të dashurën e djalit të tij.

Duket se 49 vjeçari dhe e dashura e tij 22 vjeçare Lori Harvey jo vetëm që janë lidhur, por po e kalojnë marrëdhënien e tyre në një tjetër stad.

Sipas mediave të huaja Diddy është fotografuar teksa përkëdhel barkun e Lorit, duke bërë që menjëherë të aludohet për një shtatzëni të mundshme të bukuroshes Harvey.

Ndonëse nga ana e dyshes nuk ka patur asnjë konfirmim apo mohim të lajmit,  jë burim pranë Diddyt ka mohuar thashethemet duke u shprehur se për reperin dhe të dashurën është ende herët për të kaluar në fazën për t’u bërë prindër.

Diddy është shumë i afeksionuar pas Lorit dhe sipas burimeve ai ka bërë çmos që të lidhej me të, pasi kjo e fundit u nda me djali  e tij Justin.

E komplikuar si histori, apo jo?!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF