KreuCelebrity

Ndryshim drastik; Kendall Jenner bëhet bionde dhe mezi e njohëm!

 

Gjatë debutimit në Javen e Modës në Londër, modelja Kendall Jenner surprizoi jo pak, teksa u paraqit në prezantimin e koleksionit të Burberry me një ndryshim drastic në ‘look-un’ e saj.

Kendall nuk ka pëlqyer të eksperimentojë shpesh me flokët e saj, por këtë vjeshtë ylli i pasarelave duket se ka dashur të bëjë rifreskim të portretit të saj, duke u kthyer krejtësisht në bionde.

Kendall ka preferuar të qëndrojë në nuancat e mjaltit, ndaj paraqitja e saj në sfilatën e Burberry pati menjëherë efektin ‘surprizë’ për shkak të ngjyrës së flokëve, por edhe për arsye se më herët 21 vjeçarja ishte shprehur se këtë sezon ajo kishte vendosur të mos marrë pjesë në asnjë sfilatë mode.

Nuk e dimë se çfarë e ka bërë të ndryshojë mendje bukuroshen e familjjes së famshme Kardashian-Jenner, por fansat e saj me siguri janë gëzuar shumë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF