KreuStil Jetese

“MALLKIMI” SOKOL BALLA përndjek sërish Rudina Xhungën, e largon edhe nga News 24?!

Tingëllon e çuditshme por Rudina Xhunga duket se ‘përndiqet’ në karrierë nga gazetari Sokol Balla.

Ky i fundit e ka ndjekur këmba-këmbës Xhungën për gati dy dekada saqë të krijohet ideja se tashmë kjo është kthyer si ‘mallkim’ për të. Gazetari i zuri fillimisht vendin Xhungës në Top Channel, duke e detyruar të largohet nga televizioni ku prej vitesh kishte ngritur dhe mbajtur në transmetim emisionin “Shqip”. Ardhja e Ballës si drejtor i lajmeve dhe që kërkonte të kishte një emision politik të enjtve bëri që Xhunga të përjetonte një ndër momentet më të vështira të karrierës së saj, pas komunikimi për spostimin e programit që iu bë nga themeluesi i ndjerë i Top Channel, Dritan Hoxha.

Kjo ishte përvoja e saj më të keqe në njëzetë vite karrierë. Pasi Tani i tha se emisioni i saj do të zëvendësohej nga një burrë, nga Sokol Balla, Rudina mbeti pa fjalë. “Nuk dija ç’ti thosha, si ta bindja që e kishte gabim. Kështu që dola dhe rashë nga shkallët. Aq e tronditur isha,” shpjegon ajo.

Kur pa Rudinën në atë gjendje, Tan Hoxha u ndje keq, ishte i pari që i erdhi në ndihmë dhe e la emisionin e saj të transmetohej të enjteve për më shumë kohë. Më pas, Rudina kaloi të hënave, ndërsa Sokol Balla të enjteve me Top Story. Shqip me Rudina Xhungën u transmetua për 13 vite rresht, ndërsa Top Story për 11.

“Koli filloi të enjten unë të hënën  po i kisha të dy konkurrentë si atë si Blendin ndaj ka qenë kohë e artë për mua. Megjithatë sot e enjtja, “Dita e burrave” sipas sondazheve është dita pa publik”,- tha Rudina në intervistat e kohës.

Por ‘Shqip-i” të hënave nuk zgjati shumë dhe Xhunga kaloi në Vizion Plus, me një tjetër emision debati të quajtur Dritare, i cili zgjati dy vite në ekran. Edhe këtu iu shfaq sërish Sokol Balla, që po diktonte për herë të dytë fatin e karrierës televizive të gazetares.

Në momentin që Sokol Balla lëvizi nga Top Channel në Vizion Plus, Rudina Xhunga mbylli emisionin “Dritare” dhe u largua nga Vizion Plus. Megjithatë gazetarja dhe shkrimtarja nuk u step; ajo kishte marrë një tjetër vendim për të ardhmen në televizion duke vendosur t’i bashkohet News 24 për tu rikthyer në ekran me ‘Dritaren” e saj në tetor të 2018-ës.

E kur dukej se gjërat po ecnin në rrjedhën e duhur në News 24 emërohet drejtor sërish Sokol Balla, i cili kërkon edhe emisionin kryesor politik të televizionit. “Mallkimi” i Ballës përndjek edhe njëherë Xhungën pasi orari i saj i emisionit tashmë është zënë sërish duke ngritur pikëpyetje fatin e saj këtë sezon.

E pyetur nga Prive.al, gazetarja e mirënjohur zbuloi se nuk ka asgjë të vendosur. ‘Nuk e kam vendosur ende.’ – është shprehur Xhunga duke treguar se do e bëjë publik vendimin e saj së shpejti.

Pas 3 largimeve të Xhungës në ekran që me apo padashje mbajnë emrin e  Sokol Ballës, kjo marrëdhënie mes dy gazetarëve të vjetër nuk mund të kalojë pa u vënë re e madje mund të cilësohet si ‘sui generis’ në gazetarinë shqiptare. Urojmë që me zgjedhjen e ekranit të ardhshëm Rudina Xhungës ‘t’i prishet’ mallkimi i Sokol Ballës dhe të mund të jetë e qetë në karrierën e saj.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF