I dha ushqim falas kur ishte fëmijë, Ronald kërkon punonjësen e McDonald`s:  “Dua t`ia shpërblej“!!

Cristiano Ronaldo sot “noton në para“, por kur ishte fëmijë, familja e tij ka qenë shumë e varfër. Asokohe, ylli 34 vjecar I Juventusit nuk kishte para për bukë dhe I lutej për hamburgera punonjësve të një McDonald’s-i ngjitur me stadiumin.

“Aty ishte Edna“, kujton ai, “bashkë me dy vajza të tjera. Me jepte gjithmonë per te ngrene. I kam kërkuar të gjitha, por sidomos Ednën, dhe nuk I kam gjetur dot kurrë“, u shpreh ai. Ronaldo shtoi se shpreson që kjo interviste ta ndihmojë të vjerë më në fund në gjurmët e gruas që e ndihmoi në momentin më të vështirë të jetës.

“Dua t’i ftoj atë dhe gratë e tjera në Torino ose Lisbonë, sepse kam diçka edhe unë për t’i dhënë”, u shpreh futbollisti.

Previous ArticleNext Article