Artistja shqiptare këndon kolonën zanore të ‘Malecifent 2’

 

Filmi i Disneyt ‘Maleficent 2’ do të ketë si kolonë zanore këngën “You Can’t Stop The Girl”, të kënduar nga artistja me origjinë shqiptare Bebe Rexha.

 

View this post on Instagram

 

#YouCantStopTheGirl the featured song for #Maleficent: Mistress of Evil. Out Friday 🖤

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on

Ka qenë vetë Bebe ajo që ka publikuar videon e këngës në rrjetin social intagram, duke na njohur kështu me arritjen e radhës në karrierën e saj.

Filmi  “Maleficent 2”,  është një vazhdim i atij të shfaqur në vitin 2014, i cili tregoi historinë sesi u ngurtësua zemra e një gruaje. Në “Maleficent: Mistress of Evil” do të trajtohet kthesa e papritur në jetën paqësore në Moors. Në dasmën e Aurorës dhe princit Philip, nëna e tij kërkon të ndajë njerëzit nga zanat njëherë e përgjithmonë. Maleficent dhe Aurora gjenden në anët e kundërta të një lufte të ashpër.

Previous ArticleNext Article