KreuArt

“Këngëtarja tullace “ nga Spiro Duni, cel festivalin De-Fest Apolonia 2019!!!

Festivali “De Fest Apolonia”, një event që rifokuson në mënyrë aq të nevojshme vëmendjen tek teatri lokal, do të celet me komedinë “Këngëtarja Tullace”, nga regjizori Spiro Duni. Ndonëse është vënë një herë në skenën e Teatrit Kombëtar,ajo praktikisht konsiderohet si një premierë në “De Fest Apolonia”, duke qenë se cdo gjë është ndryshe, duke nisur nga mënyra e të konceptuarit e duke përfunduar tek aktorët. Komedia me 11 skena e 6 personazhe, sjell të qeshura, por edhe reflektim. Aktorët Fatmir Xhelili, Miola Sitaj, Astrit Hasani, Flaura Kureta, Margent Caushi dhe Doriana Çaushi, premtojnë ta “ndezin skenën“ me interpretimin e tyre.

 

Regjizori Dun shpjegoi tek Rudina në  TV Klan se kjo është hera e dytë që punon me trupën e Fierit. Kam punuar para tre vitesh një komedi të Vangjel Kozmait “Horoskopi Babilonas”, pati sukses, u prit shumë mirë. Është një spektator i ngrohtë, shumë i ngrohtë, por mbi të gjitha është ky grup aktorësh super profesionistë në mentalitet dhe talent. Është një festival që do të zgjasë 6 ditë. Shfaqja që unë kisha ndërtuar para 10 vjetësh, me mjeshtrin Roland Trebicka, Bujar Asqeriun dhe të tjerë ishte tjetër gjë drejt absurdit”, u shpreh ai.

Festivali De- Fest 2019 organizohet nga Bashkia Fier, në kuadrin e projektit turne Programi IPA Itali-Shqipëri-Mal i Zi.

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF