Një shqiptare në sfilatën e PRADA-s; Ju njohim me Sihana-n

Sfilat e markës prestigjioze “Prada” mund të jetë një ëndërr për shumë vajza, por është bërë së fundmi realitet për një vajzë nga Prishtina.

Sihana Shala, modelja e përzgjedhur për të sfiluar në koleksionin e Pranverë-Verë 2020 ka tërhequr vëmendjen e një prej kompanive të njohura në Britaninë e Madhe me të cilën ka nënshkruar edhe kontratën.

Kështu Sihana ka pasur fatin të jetë e përzgjehdhur në mesin e shumë modeleve të njohura për të qenë pjesë e sfilatës së Prada-s gjatë Javës së Modës në Milano që u mbajt këtë javë. Krah modeleve të njohura si Gigi Hadid apo Kendall Jenner, Sihana është një emër premtues në fushën e modelingut, me një të ardhme që parashikohet se do të jetë e ndritur për të.

Previous ArticleNext Article