E motra mban premierën e rëndësishme; Elvana Gjata i bën dedikimin special

Elvana Gjata dhe motra e saj më e madhe Migena kanë një raport tejet special me njëra-tjetrën. Krahas dashurisë dhe marrëdhënies tipike si ajo mes dy motrave, Elvana dhe Migena kanë edhe një tjetër element të përbashkët mes tyre: muzikën.

Migena është këngëtare e njohur e muzikës operistike, me një karrierë të suksesshme jashtë vendit dhe jeton në Gjermani. Mbrëmjen e së premtes ajo ka pasur premierën e një koncerti të rëndësishëm, moment ky që e ka shtyrë Elvanën t’i bëj një dedikim special.

“Jam shumë krenare për ty. Shkëlqe në premierën tënde sonte”, shkruan ylli i “Mike” në një foto të së motrës postuar pak orë më parë në Instastory.

Nuk dihet nëse Elvana ka mundur të jetë e pranishme në premierën e motrës së madhe për shkak të axhendës së saj të koncerteve, por me siguri ky mesazh i ka dhënë shumë motivim dhe kurajo Migenës.

Previous ArticleNext Article