KreuStil Jetese

Luana nuk e heq kurrë këtë varëse nga qafa; ja domethënia e aksesorit të veçantë

Ndoshta nuk e kishit vënë re, por prezantuesja e Top Channel, Luana Vjollca prej kohësh tashmë mban në qafë një varëse, që i ka rënë në sy edhe ndjekësve të saj.

Aksesori i florinjtë që ka të varur 3 kryqe, shihet thuajse në çdo foto të 28-vjeçares, përveç rasteve kur i duhet të realizojë photoshooting të ndryshëm.

Por çfarë domethënie ka kjo varëse për Luanën, që duket se është kaq e veçantë për të?!

Kuptimin e aksesorit e ka zbuluar vetë drejtuesja e “Shiko kush Luan” duke iu përgjigjur interesimit të një fanseje në Instagram.

Jam shumë kureshtare atë varësen me 3 kryqe pse nuk e heq kurrë”, e pyet ndjeksja, pyetje të së cilës Luana ka zgjedhur vetë t’i përgjigjet duke zbuluar se e mban varësen për të sjellë fat dhe sukses sepse siç thotë edhe vetë, beson shumë në Zot.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF