KreuStil Jetese

Blero dhe Afrona celebrojnë dashurinë në Shëngjin; detaje nga dasma dhe të ftuarit VIP

Këngëtari Blero Muharremi ka kurorëzuar historinë e dashurisë me partneren Afrona Dika mbrëmjen e 21 shtatorit.

Në një prej resorteve të njohura në Shëngjin, dyshja i tha Po njëri tjetrit, në altarin e improvizuar në bregdet teksa në horizont duket perëndimi i diellit.

Blero i shoqëruar nga vajza e tij Tara, priti në altar bashkëshorten e ardhshme e cila afrohej drejt tij shoqëruar nga i ati.


Afrona kishe zgjedhur tri fustane për ditën e saj të madhe, ndërsa grimi ishte i pastër e minimalist. Të afërm, miq e kolegë emra të njohur në showbiz-in shqiptar festuan deri në orët e para të mëngjesit në dasmën e Bleros dhe Afronës.


Të ftuarit kanë ndarë herë pas here momente nga ceremonia në rrjetet e tyre sociale, duke njohur kështu publikun me atmosferën e ndezur që është krijuar në dasmë.


Sabri Fejzullahu, Leonora Jakupi, Sinan Hoxha, Gena, Ylli Limani e shumë artistë të tjerë ‘kontribuan’ që dasma të kthehej në një koncert live.
Urime çiftit e me trashëgime!

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF